Krasniqi mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, e mbajtur në Prishtinë, shkruan Periskopi.
Në këtë ceremoni, Gjeneralmajor Ozkan Utulash nga Ushtria e Turqisë u rikthye në krye të detyrës si Komandant i Misionit të NATO-s në Kosovë, duke marrë detyrën nga Gjeneralmajor Enrico Barduani i Ushtrisë italiane.
“Kryetari Krasniqi theksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin vendimtar të NATO-s dhe KFOR-it në garantimin e paqes, sigurisë dhe mbrojtjen e lirisë së vendit.”, thuhet në postimin e PDK’së.



