Krasniqi në takim me Prattipati: Institucionet të themelohen sa më parë, sepse vonesat dëmtojnë funksionimin e shtetit

Krasniqi në takim me Prattipati: Institucionet të themelohen sa më parë, sepse vonesat dëmtojnë funksionimin e shtetit

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi është takuar me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, shkruan Periskopi.

Krasniqi tha se në takim diskutuan për zhvillimet aktuale dhe nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë.

Postimi i plotë:

Si gjithmonë, ishte kënaqësi të mirëpres në takim znj. Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë.
Në frymën e diskutimit për zhvillimit aktuale, theksova nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë, sepse vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit.
PDK do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve, për stabilitet institucional dhe mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë perëndimorë.

Shpërndaje në: