Krasniqi: Nuk keni të drejtë me ndryshu formën e votimit, po e thelloni krizën

Krasniqi: Nuk keni të drejtë me ndryshu formën e votimit, po e thelloni krizën

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari propozoi votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Me qëllim të hapjes rrugë për zhbollikim e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit është votimi në mënyrë të fshehtë me vletëvotime fizike”.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka dalë kundër këtij votimi duke e vlerësuar si anti-kushtetues.

”Nuk keni të drejtë me ndryshu formën e votimit. Sikur të kishit vendos në fillim do të ishte e pranueshme, kjo sështë e pranueshme. Andaj mos e thelloni krizën, zhbllokojeni. Nuk keni të drejtë, as sekretariati ska të drejtë me ju bind kërkesave tuaja. A po mendoni që ka naj pazar që ne se dijmë?  Ne nuk marrim pjesë në votim të tillë, as nuk e caktojmë dikë për komision. Ky është cirk”, u shpreh Memli Krasniqi.

Përpjekja e nëntë: Nis seanca për konstituimin e Kuvendit – A do të tejkalohet ngërçi?

Shpërndaje në: