Krasniqi pas takimit me Osmanin: Të votohet siç ka thënë Kushtetuesja, të sillet një propozim i ri

Krasniqi pas takimit me Osmanin: Të votohet siç ka thënë Kushtetuesja, të sillet një propozim i ri

Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi.

Pas takimit, Krasniqi ka folur para mediave duke thënë se ka rikonfirmuar qëndrimin e partisë së tyre.

Ai ka kërkuar që të votohet ashtu sic ka thënë aktgjykimi i Kushtetueses, dhe po ashtu Vetëvendosje të propozojë një emër të ri.

“Edhe në këtë takim rikonfirmova qëndrimin dhe gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të luajtur rolin tonë në gjetjen e një zgjidhje të krizës politike, sidomos  tani që kemi edhe qartësi nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili i ka bërë të qartë rolet e secilit, në radhë të parë të koalicionit që ka dalur i pari në zgjedhje, të cilin e ka detyruar përveç tjerash edhe për gjetjen e kompromisit”.

“Unë shpresoj që edhe këto konsulta të jenë në funksion të gjetjen së rrugëdaljes, por mbetet që takimet e tjera të cilat i ka planifikuar presidentja të na qartësojnë se a ka apo s’ka një ndryshim të kryeneçësisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe…”.

 

Shpërndaje në: