Krasniqi: PDK e ka lëndën gati për shkeljet kushtetuese nga Kryesuesi i seancës dhe LVV
Kreu i PDK’së është deklaruar para mediave pas takimit me Presidenten Osmani, lidhur me ngërçin politik.
I pyetur nga gazetarët nëse është diskutuar që Presidentja t’i drejtohet Kushtetueses rreth këtij ngërçi, Krasniqi tha se kjo është folur edhe në takimin e kaluar.
“Unë besoj që këtë diskutim e kemi pasë edhe herën e kaluar, por i takon Presidentes të marrë një vendim të tillë. Nuk mund të them nëse a do ta dërgojë apo kur do ta dërgojë. Unë mund të ju them që PDK tashmë e ka lëndën gati për shkeljet Kushtetuese që janë bërë në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme në dy seancat e kaluara që mund të ndodhë edhe nesër nëse nuk ndërron qasja e kryesuesit të seancës dhe VV”, tha Krasniqi. / Periskopi/
Krasniqi pas takimit me Osmanin: Të votohet siç ka thënë Kushtetuesja, të sillet një propozim i ri



