Krasniqi: Protestojmë për drejtësi, UÇK mbetet themeli i lirisë sonë

Krasniqi: Protestojmë për drejtësi, UÇK mbetet themeli i lirisë sonë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se të dielën e 14 shtatorit në Hagë do të protestohet për drejtësi.

Ai thotë sekjo protestë është thirrje për të vërtetën dhe për drejtësinë që u takon atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.

“UÇK-ja ishte dhe mbetet themeli i lirisë sonë”, shkruan ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Të dielën, më 14 shtator, në Hagë, protestojmë për drejtësi.

Strukturat e PDK-së në mërgatë, aktivistë dhe qytetarë nga diaspora e nga Kosova, do të jenë aty për të ngritur zërin për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht.

Kjo protestë është thirrje për të vërtetën dhe për drejtësinë që u takon atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.

Procesit në Hagë po i afrohet fundit, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj.

UÇK-ja ishte dhe mbetet themeli i lirisë sonë.

Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë.

Bashkohu edhe ti për drejtësi!

Shpërndaje në: