Krasniqi: VV më shumë po angazhohet me bë nënkryetar Rashiqin sesa që bënë për Albulena Haxhiun dhe Dimal Bashën
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka folur pas ndërprerjes së seancës së sotme ku dështoi Nenad Rashiq për herë të dytë për t’u zgjedhur nënkryetar.
Pjesë nga deklarata e tij:
“Përkundër faktit se PDK e dha zotimin e saj përballë qytetarëve me qëllim zhbllokimit, megjithatë VV ka plan vazhdimin e bllokadës.
Këtu ka një tentim që mos të shkohet tutje me konstituimin e Kuvendit. Po më befason se si krejt VV’ja me kaq dinamizëm po bën përpjekje me bë një nënkryetart një përfaqësues të komunitetit serb që shumë më pak janë angazhu për Dimal Bashën e Albulena Haxhiun.
Ne po abstenojmë nga votimi sepse jo vetëm ne, por krejt po e dijmë që mënyra e votimit është jokushtetuese”, tha Krasniqi.



