Krenar Çoçaj me deklaratë dashurie ndaj Luanës: Embëlsira ime (Foto)

Krenar Çoçaj me deklaratë dashurie ndaj Luanës: Embëlsira ime (Foto)

Lidhja e Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçaj prej 3 vitesh tashmë është në qendër të vëmendjes së medias ndonëse çifti kurrë nuk ka dalë publikisht e të thonë që janë bashkë.

Megjithatë të fotografuar bashkë nga paparacët, tanimë edhe komentet e Krenarit në fotot e Luanës nuk lënë më vend për dyshime.

Në foton e fundit të këngëtares ku shfaqet si engjëll me filtrat e Snapchatit, Krenari i shkruan: “S’ka më të bukur se kaq. Ëmbëlsia ime”.

Kaq është dashur që Krenari të marrë dhjetëra replika nga fansat e Luanës për këtë gjest romantik.

Ndërsa Luana nga ana tjetër, ndryshe nga çdo herë, nuk ka reaguar dhe nuk i ka kthyer përgjigje deri më tani partnerit.

 

Shpërndaje në: