Kreu i OVL-UÇK-së për kërkesën e Prokurorisë Speciale: Çmenduria dhe gënjeshtra e shekullit

Kreu i OVL-UÇK-së për kërkesën e Prokurorisë Speciale: Çmenduria dhe gënjeshtra e shekullit

Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), në emisionin “Reel Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, e ka konsideruar çmenduri propozimin e Prokurorisë për t’i dënuar me nga 45 vjet burg drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga 45 vjet burg për secilin, e kjo për Gucatin është çmenduria e shekullit.

“Unë kam menduar se për të gjithë grupin 45 vite, kjo është një çmenduri e shekullit 21. Pse nuk po kërkon dënim me vdekje Prokuroria Speciale? Ajo çka po bën Prokuroria Speciale me ato gënjeshtrat e veta, që nuk u mundua ta paraqesë një njeri 29-vjeçar si Hashim Thaçi, i cili e ka udhëhequr Rambujenë, Konferencën e Vjenës dhe të gjitha proceset, dhe ka arritur t’i mashtrojë ndërkombëtarët? Qaq naivë dhe budallenj qenkan ndërkombëtarët, që t’i mashtrojmë ne, një komb i vogël? Kjo është një prokurori e çmendur. Thonë se Hashim Thaçi e ka mashtruar Clarkun dhe Rubinin”.

“Clarku mbi 40 vite epror i lartë i NATO-s dhe komandant suprem. Kjo është, mund të them, gënjeshtra e shekullit dhe çmenduria e shekullit. Besoj shumë në drejtësi, por jo në drejtësi politike, sepse më ngjan me gjykatat e Serbisë në kohën e Jugosllavisë. Shpresoj që gjyqtarët të anojnë kah drejtësia”, ka thënë Gucati.

Shpërndaje në: