Kreu i Plisave aludon në kurdisjen e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës
Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se po flitet që Besa do të marrë paret, kurse Llapi Kupën e Kosovës.
“Po flitet, Besa paret (100.000 mijë euro) e Llapi Kupën. Kur të ndodh përnime atëherë mos më thirrni hiq nëpër media”, ka shkruar ai në Facebook.
Finalja e Kupës ndërmjet Llapit dhe Besës do të zhvillohet më 31 maj në “Adem Jashari në Mitrovicë.
Në rast se Llapi fiton Kupën e Kosovës, atëherë do të luajë në kualifikime të Ligës së Evropës, kurse e njëjta gjë nuk vlen për Besën, pasi kjo e fundit nuk është licencuar për garat ndërkombëtare.



