Krijuesi i hitit “Espresso Macchiato”, Tommy Cash do të performojë në Festivalin e Këngës në RTSH
Festivali i Këngës në RTSH nis zyrtarisht më 17 dhjetor, një garë që do të zhvillohet për katër net radhazi, deri më 20 dhjetor, kur do të shpallet edhe fituesi, i cili njëkohësisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Stafi organizator ka zbuluar tashmë disa detaje nga edicioni i këtij viti, duke konfirmuar edhe një të ftuar special.
Është bërë e ditur se në skenën e Festivalit të Këngës do të ngjitet Tommy Cash, përfaqësuesi i Estonisë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit.
View this post on Instagram
Krijuesi i hitit “Espresso Macchiato” do të performojë në natën finale të festivalit, ku pritet të sjellë një spektakël të veçantë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Tommy Cash ka qenë një nga sensacionet e këtij edicioni të Eurovisionit, me këngën e tij që u kthye në hit ndërkombëtar.
“Tashmë është zyrtare. Tommy Cash është i ftuari special në natën finale të Fest 64 në RTSH në 20 Dhjetor 2025. Këngëtari i hitit ‘Espresso Macchiato’ pritet të ndezë skenën mbrëmjene finales së Festivalit të Këngës”, ka shkruar stafi i FiK./Periskopi



