Kristjan Asllani “baksuz”, i prishet avioni me të cilin do të udhëtonte për të firmosur në Stamboll

Kristjan Asllani “baksuz”, i prishet avioni me të cilin do të udhëtonte për të firmosur në Stamboll

Kristjan Asllani ka hasur një problem të pazakontë ndërsa po udhëtonte drejt Turqisë për të firmosur me klubin e Beşiktaş.

Mesfushori shqiptar kishte arritur marrëveshjen me klubin turk, i cili ka rënë dakord me Interin për huazimin e tij me mundësinë e blerjes përfundimtare.

Plani ishte që Asllani të udhëtonte mbrëmjen e kësaj të enjteje për në Stamboll dhe të premten të kryente vizitat mjekësore para nënshkrimit të kontratës. Megjithatë, në orët e vona të mbrëmjes, një ngjarje e papritur prishi planet e tij.

Beşiktaş ka njoftuar përmes një komunikate zyrtare se fluturimi TK1876 nga Milano Malpensa për në Stamboll, që transportonte Asllanin, është anuluar për shkak të një problemi teknik. Klubi turk ka thënë se informacionet e tjera rreth fluturimit dhe orarit të ri të mbërritjes do të publikohen sapo të finalizohen detajet.

Shpërndaje në: