Kritikohet Victoria Beckham për shkak të fotove të vajzës së saj – foto

Kritikohet Victoria Beckham për shkak të fotove të vajzës së saj – foto

Ish-anëtarja e Spice Girls, Victoria Beckham, ka rënë nën kritika nga fansat e saj, pasi ka shpërndarë në Instagram fotot e vajzës së saj në shoqërinë e modeleve duke ecur në pistë në veshjet e markës së saj së fundit në Javën e modës në Londër.

Në Instagram, Victoria postoi fotografi të saj me ikonën e modës dhe redaktoren e revistës Vogue, Anna Vintur, dhe tetëvjeçarja ishte duke u shoqëruar me modele pas skenave. Nëna krenare postoi foto me përshkrimin: “Mysafiri numër një”.

Sidoqoftë, kishte shumë komente që i quajtën modelet tepër të dobëta dhe i përshkruan ato si “zombi”.

“Nuk është qesharake, ato duken si zombi,” shkruante një fans, një tjetër shtoi: “Ato nuk kafshojnë!”

“Modelja në foton e majtë duket anoreksike, modelet nuk duhet të duken ashtu”, ka komentuar një tjetër.

Shumë komentues rekomanduan Victoria se vajza e saj 8-vjeçare nuk duhet të jetë në një mjedis të tillë.

Victoria nuk iu përgjigj kritikave. Kjo nuk është hera e parë që fansat janë zemëruar me të dhe kanë bërë kritika të ashpra ndaj saj.

Shpërndaje në: