Kroacia – Kosova, Bunjaki tregon arsyen e ndërprerjes

Kroacia – Kosova, Bunjaki tregon arsyen e ndërprerjes
Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, është deklaruar pas ndërprerjes së ndeshjes me Kroacinë, si pasojë e kushteve të rendura.

“Ishin kushte mjaftë të vështira”, deklaroi fillimisht Bunjaki për mikrofonin e Supersport Kosovës.

Ai tutje se të dy kombëtaret ishin të gatshme të zhvillojnë ndeshjen, pasi në 48 orët e ardhshme i presin ndeshjet tjera kualifikuese.

Bunjaki po ashtu shtoi se edhe vullneti i lojtarëve ishte që ndeshja të vazhdojë, duke bërë të ditur se tani rrezikon që ndeshja të shtyhet për një datë tjetër, dhe jo të zhvillohet nesër.

Shpërndaje në: