Kroacia me plot yje, por jo në formën më të mirë
Ndërkohë, trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka freskuar listën edhe me dy debutues. Më 6 tetor Kosova pret Kroacinë në Shkodër, ndërkohë më 9 tetor luan me Ukrainën në Krakow të Polonisë. Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, do të zbulojë listën të dielën, në ditën kur edhe do të nisë përgatitjet për këto ndeshje, shkruan sot Koha Ditore.
Luka Modriq (Real Madrid), Ivan Rakitiq (Barcelona), Ivan Perishiq (Inter). Këta yje janë të parët në listën e mesfushorëve të Kroacisë të ftuar për ndeshjen me Kosovën e Finlandën. Kosova e pret Kroacinë më 6 tetor në Shkodër në kuadër të eliminatoreve për botërorin e futbollit “Rusia 2018”.
Përzgjedhësi i Kroacisë, Ante Çaçiq, të premten ka publikuar listën me emrat e 21 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës. Çaçiq ka ftuar më të mirët dhe lista e tij është e mbushur me plot emra të njohur të futbollit evropian. Mjafton të përmenden Modriq e Rakitiq që kanë rol të madh te dy skuadrat lidere, Reali e Barcelona. Në Përfaqësuesen e Kroacisë ka edhe plot emra tjerë të njohur, por gjendja e ekipit nuk është prej më të mirave, kanë raportuar të premten mediat në Kroaci, që kanë bërë një analizë të formës që po e kalojnë lojtarët.
Çaçiq ka bërë fare pak ndryshime në krahasim me ekipin që luajti më 5 shtator ndaj Turqisë (1:1). Kroacia do të mblidhet të hënën në Zagreb, ndërsa pas dy ditësh, të mërkurën, kroatët udhëtojnë për në Tiranë



