Kroatët sulmojnë lojtarët serbë, njëri prej tyre hidhet në det nga frika (VIDEO)

Kroatët sulmojnë lojtarët serbë, njëri prej tyre hidhet në det nga frika (VIDEO)

Lojtarët serbë të ekipit të Crvena Zvezdas u sulmuan sot pasdite në Split të Kroacisë, përderisa ishin ulur në një kafe me fanellat e klubit të tyre.

Disa të rinj shkuan drejt tyre dhe filluan t’i sulmonin. Tre lojtarë nga skuadra e klubit serb u arratisën, njëri prej tyre duke u gjuajtur në det.

Këta janë lojtarët e Crvena Zvezdas të cilët pritej të ndesheshin sot kundër Mornarit të Kroacisë, në sportin “water polo”, mirëpo ata u kthyen në Boegrad menjëherë pas këtij incidenti.

Në orën 13:40, policia kroate u njoftua për këtë sulm dhe tani ata janë duke i kërkuar pesë kroatët të cilët e shkaktuan këtë incident. Njëri prej tyre mbeti i lënduar dhe atij i ishte ofruar ndihmë mjekësore, të cilën nuk e pranoi.

Mediat serbe raportojnë se lojtari i cili u gjuajt në deti ishte portieri Aleksander Krajl dhe ai doli nga uji vetëm në atë moment kur erdhi policia.

Autoritet përgjegjëse në Kroaci kanë bërë të ditur se personat që e kishin shkaktuar këtë incident ishin të armatosur me thika dhe shkopinj të ndyrshëm druri.

 

Shpërndaje në: