Kroos e pranon: Real Madrid ka ndryshuar nga largimi i Ronaldos
Gjermani ka thënë se skuadra nuk është e fokusuar në tani yllin e Juventusit dhe synimi i tyre është në ndeshjet e grupit tani
Toni Kroos ka thënë se Real Madridi ka ndryshuar pasi është larguar Cristiano Ronaldo përderisa ka shtuar se skuadra duhet të jetë e suksesshme edhe pa yllin portugez.
Kalimi në verë i Ronaldos në Juventus u bë temë edhe këtë javë ku mesfushori i Real Madridit, Isco tha se së lojtarët dhe klubi nuk duhet të qajnë për një lojtar që nuk dëshiroi të luajë më aty.
Portugezi ju përgjigj shkur, duke thënë se nuk është i fokusuar në “krizat e të tjerëve”.

Pas fitores së Real Madridit kundër Viktoria Plzen, një fitore që erdhi pas pesë ndeshjeve ishte Kroos që foli për këtë gjë.
“Natyrisht ka ndryshuar pak situata”, tha gjermani pas fitores kundër Plzen, ‘por mendoj së kjo është ajo çfarë dëshiroj klubi me këtë vendim”.
“Ne filluam mirë sezonin dhe patëm disa ndeshje ku shënuan tri apo katër gola dhe askujt nuk i mungonte Ronaldo”.
“Nuk ka kuptim për të folur për lojtarë që nuk janë këtu. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ndoshta më i rëndësishmi në histori. Por, ai nuk na ndihmon neve tani. Duhet të mësohemi të luajmë pa të, kjo është mënyra e vetme për të treguar sa të mirë jemi”.



