Kroos flet për ndeshjen Real Madrid- Paris Saint Germain

Kroos flet për ndeshjen Real Madrid- Paris Saint Germain

Toni Kroos ka komentuar menjëherë shortin për Real Madridin për fazën e parë të eleminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Shorti i tërhequr mesditën e të hënës në Nyon të Zvicrës e nxori Realin përballë PSG-së në përballjen më të madhe të kësaj faze në Ligën e Kampionëve. Dhe, nuk kanë munguar komentet e menjëhershme, ku Toni Kroos ka shfrytëzuar Twitterin për të potencuar se ky është short i mirë për mbretërit.

Përballjet e para zhvillohen më 12 dhe 13 shkurt, kurse Reali e pret në shtëpi në ndeshjen e parë PSG-në.

Reali u kualifikua prej grupit nga vendi i dytë, andaj nuk e ka avantazhin e terenit vendas në ndeshjen kthyese.

PSG konsiderohet një nga skuadrat më të forta pas përforcimeve të bëra verën e kaluar. 

Shpërndaje në: