Kryebashkiaku i Napolit kërcënon Higuain: Kujdes kur të vish në Napoli

Kryebashkiaku i Napolit kërcënon Higuain: Kujdes kur të vish në Napoli

Ndëshja e kthimit do të luhet pas disa muajsh, por që tani argjentinasi e ka të qartë se në “San Paolo” nuk do të pritet me lule.

Kërcënimin e ka dhënë kryebashkiaku napoletan, Luigi De Magistris, i cili kujton vizitën e fundit të kryeministrit Mateo Renci:
“Tifozët kishin një lidhje të jashtëzakonshme me të, por e humbën vlerësimin për sulmuesin argjentinas kur theu lidhjen e dashurisë me Napolin. Kur Renci erdhi në Napoli, kishte me vete 1000 persona dhe aparatura për zbulimin e mjeteve të forta metalike. Besoj se edhe Higuain duhet të bëjë të njëjtën gjë”.

Shpërndaje në: