Kryediplomati francez sonte në diskutime me homologët evropianë rreth Ukrainës
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, do të zhvillojë një telefonatë me homologët evropianë të premten në mbrëmje për të diskutuar për Ukrainën, sipas një burimi diplomatik francez.
Burimi tha se diskutimi në të ashtuquajturin format i Uashingtonit do të mbahet me kryediplomatët e Gjermanisë, Polonisë, Britanisë, Finlandës dhe Italisë si dhe me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Formati i Uashingtonit” i referohet një takimi të krerëve të shteteve në kryeqytetin amerikan më herët këtë vit, ku ishin mbledhur udhëheqës nga shtetet e përmendura më sipër për t’i diskutuar përpjekjet për paqe në Ukrainë.



