Kryediplomati italian: Ndërhyrja e SHBA-ve në Venezuelë është e ligjshme

Kryediplomati italian: Ndërhyrja e SHBA-ve në Venezuelë është e ligjshme

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në Venezuelë pas një operacioni ushtarak të Shteteve të Bashkuara që çoi në arrestimin e presidentit të rrëzuar, Nicolás Maduro.

Sipas Tajanit, ndërhyrja amerikane “është legjitime”, duke u bazuar në kërcënimin që SHBA perceptuan, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare mbi përdorimin e forcës dhe ligjshmërinë e saj.

“Ne nuk mendojmë se ndërhyrjet ushtarake janë zgjidhje për problemet,” tha Tajani, duke nënvizuar se Italia tradicionalisht favorizon zgjidhjet diplomatike. Megjithatë, ai theksoi se nga këndvështrimi amerikan sidomos përballë kërcënimit të përshkallëzuar në Venezuelë, ndërhyrja e SHBA‑së mund të shihet si legjitime.

Tajani u shpreh se trafikimi i drogës shërben si instrument destabilizues që ndikon edhe në sigurinë e vendeve të tjera dhe se në këtë kuadër roli i SHBA‑së merret si justifikim për ndërhyrje. Ai shtoi se tani duhet të punohet për një tranzicion demokratik dhe për të mbështetur sundimin e ligjit në Venezuelë.

Ministri italian theksoi gjithashtu se në të kaluarën pak vende kanë denoncuar qeverisjen autoritare të Maduros, ndërsa Italia ka qenë zë i qartë në këtë çështje. Ai përfundoi duke vënë theksin te rëndësia e një tranzicioni drejt më shumë lirie për Venezuelën.

Shpërndaje në: