Kryemadhi në SPAK për masën detyrim paraqitje, Meta në GJKKO për zëvendësimin e arrestit në burg
Ish-deputetja e LSI, Monika Kryemadhi është paraqitur pak momente më parë në SPAK.
Kryemadhi është paraqitur në prokurori për të respektuar masën e sigurimit të vendosur ndaj saj, “detyrim paraqitje”.
Ajo nuk i kurseu batutat me gazetarët as në këtë paraqitje, të parën për 2026-ën, duke u thënë atyre se “do t’u japë kafe për vitin e ri”.
Nga ana tjeter, po sot Ilir Meta ka seancen në GJKKO për zëvendësimin e “arrestit në burg”.



