Kryeministri i Italisë, Conte: Koronavirusi mund ta shkatërrojë BE-në

Kryeministri i Italisë, Conte: Koronavirusi mund ta shkatërrojë BE-në

Kryeministri italian Giuseppe Conte i ka thënë BBC-së se Bashkimi Evropian rrezikon dështimin si projekt në krizën e koronavirusit.

Giuseppe Conte tha se BE-ja duhet të veprojë në një mënyrë adekuate dhe të koordinuar që të ndihmojë vendet e goditura më së keqi nga virusi.

Z.Conte tha se Bashkimi Evropian duhet të ngritet në sfidën që ai e quan “testin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore”, përcjell Periskopi nga BBC.

Kjo ishte invervista e parë e tij me një transmetues britanik që kur shpërtheu pandemia në Itali shtatë javë më parë.

Ai po fliste derisa Italia dhe disa vende të tjera të BE-së po provojnë që të shtyejnë anëtaret e tjera më dorështrënguese në bllok që të lansojnë të ashtuquajturin “korona-bond” – duke ndarë kështu borxhin që të gjitha vendet e BE-së duheshin ndihmuar për ta shlyer.

Në veçanti Holanda është kundërshtare e kësaj ideje, duke çuar në një grindje mes ministrave të financave të eurozonës.

Kryeministri italian i tha BBC-së se liderët e Evropës ishin “në një përballje historike” që nuk mund ta shmangnin.

“Nëse nuk e kapim mundësinë që t’i japim jetë projektit evropian, rreziku i kolapsimit është real.”

Rata e infeksioneve në Itali është duke u ngadalësuar në ditët e fundit./Periskopi

Shpërndaje në: