Kryeministri i ‘sporteve të rënda’ kalon pengesën për t’u ulur në vendin e tij (Video)

Kryeministri i ‘sporteve të rënda’ kalon pengesën për t’u ulur në vendin e tij (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot mori pjesë në akademinë përkujtimore në 21-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, shkruan Periskopi.

Fillimisht ai po fliste me disa nga pjesëmarrësit e kësaj akademie, teksa më pas u përpoq ta gjente një mënyrë për të shkuar tek ulësja e rezervuar për të.

Ai zgjodhi mënyrën më të lehtë, por që nxiti të qeshura në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Ai kaloi pengesën që kishte para vetës që të ulet pastaj në vendin e rezervuar për të pa e penguar askënd.

Shpërndaje në: