Kryeministri, zv.kryeministrja, një ministre dhe një kryetar komune mblidhen për ta përuruar një çerdhe
Zëvendës-kryeministrja Emilia Rexhepi është mes pesë njerëzve më të pushtetshëm në Ekzekutiv, pas Albin Kurtit e Besnik Bislimit. Ajo dje u pa e ulur me Numan Baljiqin, një i dënuar për sulm seksual çka shkaktoi edhe kritikë të ashpër. Por, sot ajo është parë me hiç më pak se kryeministrin e vendit.
Baljiq dhe Rexhepi janë të dy pjesë të komunitetit boshnjak në Kosovë dhe çështjet politike të ndërlidhura me boshnjakët e vendit mund t’i kenë bërë që të uleshin në një tavolinë.
Baljiq në anën tjetër është i dënuar me dy vjet burg dhe nuk dihet pse ende nuk ka filluar të mbajë dënimin.
Por, sot ajo u pa në shoqërimin e kryeministrit Kurti, kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.
Haskuka në Prizren kishte premtuar katër çerdhe publike, por tash dy muaj para përfundimit të mandatit ai ka ndërtuar vetëm një.
Sidoqoftë, nuk kuptohet pse u desh që kaq shumë funksionarë të shtetit, përfshirë kryeministrin, zv.kryeministren dhe ministren e Arsimit të ishin pjesë e kësaj ceremonie përururese. /Periskopi






