Kryeministrit spanjoll, tifoz i Realit, nuk i pëlqen që Neymar të veshë fanellën e madrilienëve

Kryeministrit spanjoll, tifoz i Realit, nuk i pëlqen që Neymar të veshë fanellën e madrilienëve

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, pranoi se normalisht është duke i përcjell informacionet rreth ndeshjes Real Madrid – PSG.

Si një tifoz i “Los Blancos” që ka bileta sezonale në ndeshjet e tyre që nga viti 1986, Kryeministri Rajoy deklaroi se nuk do të pëlqente ta shihte Neymar duke veshur fanellën e Real Madrid.

Ai shpreson se Real Madrid do ta tejkalojë kundërshtarin e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, pasi siç deklarohet “Real Madrid është skuadër e finaleve të mëdha dhe Liga e Kampionëve është gara e tyre. Jemi duke folur për ekipin i cili e ka fituar Champions-in në tri prej katër sezoneve të fundit”.
Rajoy beson në suksesin e skuadrës së tij, pasi madrilenët nuk kanë më pretendime për titullin e La Ligës dhe janë jashtë garës së Copa del Rey, kurse tani i gjithë fokusi i tyre do të jetë në Champions League.

“Deri para një kohe, treshja Bale, Benzema e Ronaldo, ishin si më të mirët në këtë sport, kurse tani fokusi është përqendruar disi në treshen e sulmit të PSG-së, duke i bërë ata të Real Madrid si sulmues të zakonshëm, gjë që nuk janë. Paramendoni sikur Benzema të bënte gjestet e njëjta sikur Neymar, me festa të mëdha dhe pozime thuajse lakuriq”. u shpreh Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, duke shprehur dukshëm një mospëlqim për brazilianin Neymar.

Shpërndaje në: