Kryeministrja daneze i reagon Trumpit: Nëse SHBA sulmon Grenlandën, NATO do të pushojë së ekzistuari

Kryeministrja daneze i reagon Trumpit: Nëse SHBA sulmon Grenlandën, NATO do të pushojë së ekzistuari

Presidenti amerikan Donald Trump  ka deklaruar se SHBA-ja ka nevojë për Grenlandën “shumë urgjentisht”, duke ringjallur frikën  në ishullin kryesisht autonom që mbetet pjesë e mbretërisë daneze.

Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, reagoi të hënën kundër thirrjeve të Trump për aneksimin e territorit arktik, ndërsa kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, paralajmëroi se çdo sulm amerikan ndaj një aleati të NATO-s do të ishte fundi i aleancës ushtarake dhe i “sigurisë pas Luftës së Dytë Botërore”.

Një pushtim i mundshëm i Grenlandës nga SHBA do të thoshte fundi i NATO-s, paralajmëroi kryeministrja daneze Mette Frederiksen,  raportoi Politico.

Në një intervistë me TV 2, Frederiksen theksoi se Trump duhet të merret “seriozisht kur thotë se dëshiron Grenlandën”.

“Por dua gjithashtu ta bëj të qartë se nëse SHBA-të vendosin të sulmojnë ushtarakisht një anëtar tjetër të NATO-s, atëherë gjithçka ndalet – përfshirë NATO-n, dhe për këtë arsye siguria që është vendosur që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, shtoi Frederiksen.

Trump ka kohë që po bën presion që ishulli i pasur me minerale t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara. Edhe pse Grenlanda është kryesisht autonome, ajo është pjesë e Danimarkës dhe për këtë arsye i përket aleancës ushtarake të NATO-s, të cilën Trump e quan një “domosdoshmëri strategjike” dhe refuzon të përjashtojë përdorimin e forcës ose shtrëngimit ekonomik.

“Ne kemi nevojë për Grenlandën për shkak të situatës së sigurisë kombëtare”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One të dielën. “Do të merremi me Grenlandën pas rreth dy muajsh. Le të flasim për Grenlandën pas 20 ditësh”, shtoi ai, duke mos dhënë më shumë informacion se çfarë duhet të ndodhë atëherë.

Deklaratat e fundit të Trump vijnë pasi SHBA-të nisën sulme ajrore ndaj Venezuelës dhe arrestuan udhëheqësin e saj Nicolás Maduro.

Shpërndaje në: