Kryeministrja e Britanisë kundër Trump për politikat e emigrantëve

Kryeministrja e Britanisë kundër Trump për politikat e emigrantëve

Thirrja e May ka shkuar për sekretarin e Jashtëm, Boris Johnson, si dhe sekretaren e Brendshme, Amber Rudd. Në këtë mënyrë, Kryeministrja britanike ka pranuar që të ndryshojë qëndrimin e saj paraprak, pasi e pyetur mbi këtë çështje më herët, ajo nuk preferoi që të komentonte.

Pas presionit të vazhdueshëm nga partitë opozitare dhe nga një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik, Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka vendosur që të kundërshtojë politikën e propozuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në lidhje me pezullimin e hyrjes së emigrantëve nga shtatë vende me shumicë popullsie myslimane të cilat kanë probleme me terrorizmin ose konflikte të hapura. Shefja e ekzekutivit britanik i ka kërkuar dy antarëve të kabinetit të saj, respektivisht Sekretarit të Jashtëm, Boris Johnson, si dhe Sekretares së Brendshme, Amber Rudd, që të telefonojnë homologët atyre amerikanë, me qëllim që të shprehin papajtueshmëri mbi planin e liderit të Shtëpisë së Bardhë. Boris Johnson ka patur edhe një postim në rrjetin social Twiter ku shkroi se është mjaft e gabuar që t’i damkosësh njerëzit për shkak të kombësisë së tyre.

Në këtë mënyrë, Kryeministrja e Britanisë Theresa May ka bërë një kthesë në formë u-je sa i përket qëndrimit të saj lidhur me këtë çështje. E pyetur më herët gjatë konferencës së mbajtur në Turqi me homologun Binali Yildirim, May u shpreh se përgjegjësinë se për politikat që aplikon Donald Trump përgjigjet administrate amerikane, duke refuzuar që të kundërshtojë skemën e miratuar së fundmi. Po pas presionit të partive opozitare dhe opinionit publik, shefja e ekzekuvit britanik ka preferuar që të ndryshojë linjën e saj të parë.

Nga ana tjetër, për këtë çështje ka reaguar edhe Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudu, i cili është shprehur në mënyrë indirekte kundër liderit të Uashingtonit, duke deklaruar se qytetarët kanadezë do të mirëpresin në vendin e tyre cdo person që i largohet luftës. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tvvitter, Trudu shkroi se ata që tentojnë të ikin nga persekutimi, terrori dhe lufta do të mirëpriten pavarëissht besimit të tyre. Diversiteti është një forcë e jona, Mirësevini në Kanada’ përfundon postimi i shefit të ekzekutivit kanadez.  Megjithatë, Trudu nuk ka preferuar të permend emrin e Presidentit amerikan, për të shmangur mundësinë e krijimit të një tensioni mes tyre.

Shpërndaje në: