Kryepeshkopi tregon gjendjen e Schumacher: Ai e ndjen se ka njerëzit e dashur afër

Kryepeshkopi tregon gjendjen e Schumacher: Ai e ndjen se ka njerëzit e dashur afër

Michael Schumacher ‘ndjen se njerëzit që e duan i ka përreth’ pasi gjendet në koma pas aksidentit që e pësoi pesë vite më parë, ka zbuluar një kryepeshkop gjerman.

Kryepeshkopi Georg Gänswein ka folur për vizitën emocionale në shtëpinë e kampionit të shtatëfishtë të Formula 1 në verën e vitit 2016, përcjell Periskopi.

Sipas kryepeshkopit, fytyra e Schumacher ‘është bërë pak më e plotë’, por pamja e tij nuk ka ndryshuar.

Visits: Archbishop Georg Gänswein is seen with Pope Francis in 2016

”U ula përballë tij, e kapa me dy duar dhe e shikoja”, tha udhëheqësi 62 vjeçar i katolikëve.

”Ai e kupton se njerëzit e dashur janë rreth tij, duke u kujdesur për të dhe, falënderoi Perëndinë, duke e mbajtur publikun në enigmë”, ka treguar Georg për Bild.

Shtatëherë kampioni i Formula 1 ishte duke skiuar me djalin tij Mick në Meribel në Alpet franceze më 29 dhjetor 2013, ku edhe u aksidentua, duke vazhduar gati tash e pesë vite të qëndroj në komë. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: