Kryeshefi Osmani inspektoi punimet në terren

Kryeshefi Osmani inspektoi punimet në terren

Në kuadër të angazhimit për realizimin e Planit aksional veror dhe parapërgatitjeve për sezonin e ri ngrohës 2025/2026, këto ditë po kryhen një varg intervenimesh e aktivitetesh në terren.

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., z. Fisnik Osmani me bashkëpunëtorë ka inspektuar punimet, që po realizohen në intervenimin e rrjetit sekondar të ngrohjes, në tubacionin e kogjenerimit.

Me këtë rast, kryeshefi Osmani ka falenderuar kolegët për përkushtimin dhe profesionalizmin e dëshmuar për realizimin e Planit aksional dhe intervenimet në rrjet.

Shpërndaje në: