Kryetari i ardhshëm i FFK-së e ka shikuar vetëm pjesën e parë të Prishtinës, ia huq keq me rezultatin përfundimtar (Foto)
Zëvendës Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Agim Ademi ka uruar KF Prishtinën për fitoren e parë në Europa League, ndaj skuadrës së Gjilbratarit, FC Europa.
Mirëpo në telegramin e urimit, Z.Ademi ia ka huqur rezultatit të ndeshjes.
Ai shkruan se Prishtina ka fituar me rezultatin 3-0, mirëpo KF Prishtina fitoi me rezultatin e thellë 5-0. Siç duket ky ka qenë vetëm një gabim teknik i zëvendës presidentit të Federatës, pasi tek golat ai ka shkruar të gjithë lojtarët që kanë gjetur rrjetën.
“Në ndeshjen e kthimit të rrethit parakualifikues, Prishtina shënoi fitore me rezultat bindës 3:0 kundër skuadrës Europa nga Gjibraltari, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.”

Urimi i zv.Presidentit, z. Agim Ademi
“Fitorja e sotme e FC ‘Prishtina’ përballë FC ‘Europa’, me rezultat bindës 5:0 në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë ishte e mirëseardhur për të gjithë opinionin futbolldashës në Kosovë. Paraqitja dinjitoze e FC ‘Prishtina’ dëshmoi se futbolli ynë ka hyrë në rrugën e duhur dhe po ecën me hapa të sigurt drejt ngritjes së nivelit. Kalimi i rrethit parakualifikues nga të dyja klubet tona që sivjet paraqiten në garat evropiane na jep shpresa të mëdha se në vitet e ardhshme futbolli ynë do të prezantohet edhe më fuqishëm.
Ndaj në emrin tim dhe KE të FFK-së, e përgëzoj FC ‘Prishtina’, drejtuesit e klubit, stafin, futbollistët dhe tifozët për këtë arritje të madhe, duke i inkurajuar që të japin më të mirën e tyre edhe në vazhdim të garave të Ligës së Evropës”.
Me respekt,
Agim Ademi, zv. President i FFK-së



