Kryetari i Dardanëve dy fjalë për tifozët Kuqezi: Çajeni kufirin, ejani përkraheni Kosovën (VIDEO)
Kryetari i Dardanëve, Lulëzim Berisha, ka thënë se i janë gëzuar fitores së përfaqësueses së Kosovës kundër Shqipërisë në miqësore.Por sipas tij gëzimi nuk ka qenë ashtu siç është raportuar.
“Nuk ka qenë gëzimi i atyre përmasave, sepse kemi luajtur kundër vendim amë dhe ka qenë miqësore, kemi luajture kundër vendit që e kemi përkrahur derisa Kosova nuk ka qenë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova.
“Ne Shqipërinë e përkrahim edhe sot. Shumica kemi thënë se ndeshja do të përfundojë baras, për shkak se ndeshja ishte vëllazërore. E vetmja kritikë që kemi për Tifozat Kuqezi është qasja e tyre ndaj Kosovës.
Berisha ka thënë se pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka një realitet të ri që duhet respektuar nga çdo shqiptar.
“Pse të mos përkrahet nga tifozat kuqezi edhe Kosova. Flamuri kombëtar është diçka tjetër, shtetërori diçka tjetër. Simboli kombëtar është i pakontestueshëm. Nëse duam bashkim kombëtar duhet përkrahur të dyja. Nëse ka grupacion që do bashkim kombëtar le ta çajë kufirin në mënyrë ligjore dhe të vijnë ta përkrahin Kosovën”.
“Pranojeni realitetin e ri, e keni tribunën edhe ta çojmë përpara idealin e bashkimit kombëtar. Është turp për çdo shqiptar që s’e përkrah Kosovën dhe Shqipërinë. Ne përkrahim edhe Kosovën edhe Shqipërinë”, ka thënë Berisha duke iu drejtuar përfaqësuesit të Tifozave Kuqezi, Petrit Osmanit.
“Prishtinën e keni të hapur, ejani përkraheni Kosovën”.



