Kryetari i Federatës Skitare jep detaje pas plaçkitjes që iu bë nga serbët

Kryetari i Federatës Skitare jep detaje pas plaçkitjes që iu bë nga serbët

Kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi ka treguar detaje ekskluzive për Insportin, rreth plaçkitjes që ka ndodhur sot (e enjte), në Brezovicë.

Federata Skitare e Kosovës përmes një njoftimi konfirmoi plaçkitjen në zyrën e institucionit, i cili gjendet me lokacion në “Hotel Molika”, në Brezovicë.

Kelmendi ka dhënë detaje për plaçkitjen e sotme, duke thënë:

“Qëllimi ishte që Federata Skitare e Kosovës të largohej nga Qendra e Skijimit dhe nga ‘Hotel Molika’, ku po funksionojnë Institucionet Paralele.

“Pas viktimës që patëm së fundmi në Qendrën e Skijimit, Federata ka dhënë si propozim që, derisa të lirohen rrugët nga orteqet, u mor vendim që të mbyllet Qendra, derisa të revoltuarit kishin për qëllim që Federatën Skitare të Kosovës ta largonin nga Brezovica.”

I pyetur nëse ka ndonjë të dyshuar deri tash në lidhje me rastin, Kelmendi ka shtuar.

“Janë Institucionet Paralele (serbe) aty që po fuknsionojnë. Sipas raportit të Policisë, të gjitha gjërat janë të gjetura, përveç dy palë skijave.

“Të gjitha janë gjetur në një magazinë, llaptopët flamuri i Federatës dhe i Republikës së Kosovës dhe gjësendet e tjera.”

Shpërndaje në: