Reduktimet e rrymës, kryetari i Malishevës: Po cenohet jeta e përditshme e qytetarëve, Qeveria të marr masa

Reduktimet e rrymës, kryetari i Malishevës: Po cenohet jeta e përditshme e qytetarëve, Qeveria të marr masa

Ekrem Kastrati, kryetar i komunës së Malishevës, është shprehur i shqetësuar për ndërprerjet e rrymës që po ndodhin në këtë komunë, duke thënë se të njëjtat janë duke shkaktuar vështirësi serioze për qytetarët dhe bizneset lokale.

Kastrati ka theksuar edhe se, ndërprerjet e rrymës në këtë periudhë, po cenojnë jetën e përditshme të qytetarëve, funksionimin normal të shkollave, qendrave shëndetësore, shërbimeve komunale dhe po krijojnë pasoja ekonomike për bizneset.

‘’ I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të trajtojë me prioritet situatën energjetike në Komunën e Malishevës dhe të ndërmarrë masa konkrete për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët e komunës së Malishevës’’, ka shkruar Kastrati mes tjerash, transmeton Gazeta Express.

Tutje, kryetari i Malishevës, ka kërkuar nga KEDS dhe KESCO kërkojmë që të ofrojnë sqarime të qarta për arsyet e këtyre ndërprerjeve, si dhe të sigurojnë intervenime urgjente teknike për evitimin e mungesës së energjisë elektrike në këtë qytet.

Postimi:

REAGIM

Si Kryetar i Komunës së Malishevës, shpreh shqetësimin e thellë për ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të energjisë elektrike në territorin e komunës sonë, të cilat po shkaktojnë vështirësi serioze për qytetarët dhe bizneset lokale.

Këto ndërprerje, sidomos në këtë periudhë (temperatura të ulëta, në prag të festave të fundvitit dhe prezencës së mërgatës sonë), po cenojnë jetën e përditshme të qytetarëve, funksionimin normal të shkollave, qendrave shëndetësore, shërbimeve komunale dhe po krijojnë pasoja ekonomike për bizneset.

I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të trajtojë me prioritet situatën energjetike në Komunën e Malishevës dhe të ndërmarrë masa konkrete për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët e komunës së Malishevës.

Po ashtu, edhe nga KEDS dhe KESCO kërkojmë që të ofrojnë sqarime të qarta për arsyet e këtyre ndërprerjeve, si dhe të sigurojnë intervenime urgjente teknike për evitimin e mungesës së energjisë elektrike në komunën tonë!

Qytetarët e Malishevës meritojnë trajtim të barabartë, ashtu si çdo komunë tjetër e vendit. Furnizimi me energji elektrike është shërbim bazik dhe e drejtë themelore, e cila duhet të garantohet pa përjashtime.

Komuna e Malishevës do të vazhdojë të mbrojë interesin e qytetarëve të saj dhe të kërkojë zgjidhje të menjëhershme dhe afatgjata për këtë problem.

Shpërndaje në: