Kryetari i naftëtarëve të Kosovës tregon rrugën se si mund të bie çmimi i naftës në Kosovë

Kryetari i naftëtarëve të Kosovës tregon rrugën se si mund të bie çmimi i naftës në Kosovë

Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare mund të jetë afatshkurtër, duhet marrëveshje e qëndrueshme SHBA-Iran

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës tha se rënia e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare “mund të jetë një reagim afatshkurtër”.

Ai shkroi në Facebook se rihapja e Ngushticës së Hormuzit – e cila lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit – sollu “pak qetësi në tregjet e naftës”.

“Armëpushimi i fundit në mes të SHBA-ve dhe Iranit, dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit kanë sjellë pak qetësi në tregjet e naftës. Frika për ndërprerje të furnizimit është ulur dhe kjo u reflektua menjëherë në çmime, me indekse si USOIL dhe Brent që panë një stabilizim në orët e fundit. Megjithatë, kjo mund të jetë një reagim afatshkurtër”, shkroi Berjani në një postim në Facebook.

Nëse situata mbetet e qetë, ai tha se “çmimet mund të vazhdojnë të bien gradualisht”.

“Vetëm një marrëveshje e qëndrueshme dhe afatgjatë do të sillte stabilizim të vërtetë për tregjet e naftës, edhe në Kosovë”, shkroi ai.

Shpërndaje në: