Kryetari i Plisave flet për diskriminimin ndaj ‘shacave’ pas humbjes së Prishtinës nga Drita
Prishtina luajti kundër Dritës në Superkupën e Kosovës, të cilën e fitoi skuadra nga Gjilani me rezultat 2 me 1, shkruan Periskopi.
Kjo ndeshje po shërbente edhe si testim për stadiumin Adem Jashari nga Uefa. Sidoqoftë, ndodhi një incident nga tifozët “Intelektualët” e Gjilanit, të cilët përdorën mjete piroteknike.
Plisat kanë reaguar pas një ngjarje të tillë, duke thënë se po e ruanin stadiumin dhe kanë akuzuar FFK-në dhe Policinë e Kosovës për organizim të dobët.
Edhe vetë kryetari i Plisave ka bërë një reagim të ngjashëm në lidhje me çështjen.
Por, Albert Kastrati ka ngritur edhe një çështje shqetësuese: shitjen e biletave në të zezën. Sipas vëzhgimit të tij, ato bileta që kanë kushtuar 2 ose 3 euro, u janë shitur vetëm mërgimtarëve prej 20 deri në 50. /Periskopi
“Per t’Kosoves bileta 2 euro, per “shacat” 50.
Biletat per hymje ne loje kane kushtu 2 ose 3 euro ndersa para stadiumit jane shite ka 20 deri 50 euro ne te zezen, vec per bashkatdhetaret prej s’jashti.
Dyftyrsha te mdhej jeni!
Perdite lexoj statusa e lajme prej njerzve qe ankohen per trajtimin ne Shqipni, qe thojne se po na vjedhin e s’po na trajtojne mire neve te Kosoves. Mirepo, po harroni qe njesoj po sillem na te Kosoves me bashkeatdhetaret qe vijne prej jashte per pushime ne Kosove.
Prej kafiqave ku pijet i pagujne ma shtrejt se na, diskotekat qe ne hymje e pije ju marrin ma shume se neve, taxive qe menxi presin me i pre “shacat”.. ma e madhja qe e niva osht rasti i mbremshem.”



