Kryetari i ri i FFK-së: E di që nuk e kam lehtë të jem pas një emri të madh si Fadil Vokrri (Foto)

Kryetari i ri i FFK-së: E di që nuk e kam lehtë të jem pas një emri të madh si Fadil Vokrri (Foto)

Agim Ademi sapo është zgjedhur kryetari i ri i FFK-së

Me 58 vota pro të delegatëve të FFK-së Agim Ademi u zgjodh kryetar i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës, raporton Periskopi.

Ademi i cili është i akuzuar për zhvatje, korrupsion e kërcënime pasi u zgjodh kryetar e pranoi që nuk do ta ketë aspak të lehtë në këtë mandat.

“E di që nuk e kam të lehtë të jem pas një emri të madh Fadil Vokrri, por kur e shoh përkrahjen e juaj besoj që do t’ia dalë dhe do ta kem më të lehtë,” ka thënë Ademi.

“E falenderoj Komitetin Ekzekutiv të cilët kanë vendosur që unë ta udhëheq Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Shpresoj që do t’i përfundoj të gjitha projektet që vijnë nga UEFA dhe FIFA, unë ju falenderoj dhe ju premtoj që do të jem gjithmonë afër jush, sidomos afër atyre që investuan në sport.

Krejt në fund ai kërkoi që të mbahet një minut duartrokitje në nderim të Fadil Vokrrit.

Ademi tani do ta vazhdojë mandatin 2 vjeçar të lënë në gjysmë nga i ndjeri Fadil Vokrri, pasi në vitin 2020 do të mbahen zgjedhjet në të gjitha organizatat sportive për ciklin olimpik 2020-2024. /Periskopi/

Shpërndaje në: