Kryetari mysliman i Londrës: Nuk ka tepih të kuq për Donald Trump’in
Kryetari mysliman i Londrës, Sadiq Khan nuk kanë shkuar mirë me presidentin e zgjedhur në Janar të SHBA’së, Donald Trump.
Sipas medieve angleze thuhet se “lufta e fjalëve” në mes të Khan dhe Trump do të vazhdojë për shkak se Khan ka thënë “Nuk do të ketë tepih të kuq për presidentin e SHBA’së, në vizitën e tij të parë në Britaninë e Madhe”, transmeton Periskopi.
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May e ka ftuar presidentin Trump të vizitojë Britaninë në Janar të vitit 2018, por ende asnjë detaj nuk është konfirmuar.
Në një intervistë për CNN, kryetari mysliman i Londrës, Khan shprehur qëndrimin e tij në lidhje me vizitën e Donald Trump./Periskopi/



