Kryeziu pas padisë së Pecit ndaj gazetarëve: Kjo është manovër politike, s’ka asnjë vlerë juridike

Kryeziu pas padisë së Pecit ndaj gazetarëve: Kjo është manovër politike, s’ka asnjë vlerë juridike

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu e ka quajtur “manovër politik” paralajmërimin e Faton pecit për padi ndaj gazetarëve, shkruan Periskopi.

“Si manovër politike, veprimi yt është interesant dhe mund të ketë potencial për të mobilizuar bazën tënde votuese. Por, në aspekt juridik, kjo nismë nuk ka asnjë vlerë konkrete.

Në sistemin tonë nuk ekziston koncepti i “padisë penale.” Personat fizikë apo juridikë nuk kanë as kompetencë, as të drejtë ligjore për të ngritur padi penale. E vetmja palë e autorizuar për ta bërë këtë është Prokuroria e Shtetit”, shkroi ai mes tjerash

Njoftimi i plotë:

I dashur Faton,
Si manovër politike, veprimi yt është interesant dhe mund të ketë potencial për të mobilizuar bazën tënde votuese. Por, në aspekt juridik, kjo nismë nuk ka asnjë vlerë konkrete.
Në sistemin tonë nuk ekziston koncepti i “padisë penale.” Personat fizikë apo juridikë nuk kanë as kompetencë, as të drejtë ligjore për të ngritur padi penale. E vetmja palë e autorizuar për ta bërë këtë është Prokuroria e Shtetit.
Ti mund të bësh një kallëzim penal, pra të njoftosh Prokurorinë për një dyshim të caktuar, por kjo nuk do të thotë se kallëzimi merret automatikisht në shqyrtim apo se prodhon efekt juridik.
Në një plan më të gjerë, nuk ka as përfitim politik real nga kjo lëvizje. Fitoret në zgjedhje nuk përcaktohen as nga exit pollet, as nga paditë.
Ato fitohen me punë — lagje më lagje, derë më derë — sepse aty jepet verdikti real dhe final.

Shpërndaje në: