Kryeziu: Po kërkojnë vota lokale ata që po e mbajnë shtetin në pauzë, pa institucione
Ai ka shkruar në “Facebook” se po kërkojnë vota lokale ata që po e mbajnë shtetin #nëpauzë, pa institucione, për një vit.
“Ata të cilët kanë dëshmuar se vota për ta është e ‘pa vlerë’, thjesht fuqi kundër interesave qytetare. Prania e tyre në fushatë vetëm i dëmton kandidatët lokal dhe ia humb kuptimin dhe zgjedhjeve lokale. Në këtë mënyrë, edhe liderët lokalë i asociojnë me bllokadë dhe me vota të pavlera”, ka shkruar Kryeziu.



