Kryeziu: Pse VV`ja nuk ka asnjë reagim për rinumërimin e votave?
Ismet Kryeziu, drejtori i KDI`së, ka reaguar lidhur me problemet që kanë dalur me rinumërimin e votave.
Kryeziu është habitur se pse VVaja nuk po reagon.
Postimi i tij i plotë:
Të gjitha partitë kryesore – përveç Vetëvendosjes?!
Shumica e partive politike kanë kërkuar rinumërim të votave preferenciale dhe, me gjasë, i gjithë vendi po shkon drejt rinumërimit të votave për kandidatët.
Ironikisht, subjekti që ka fituar më së shumti vota dhe që pritet të formojë institucionet, ende nuk ka asnjë reagim publik. As nga partia. As nga kandidatët e saj që kanë përfituar rritje të pazakontë të votave – rritje që sot po hetohet seriozisht si rezultat i manipulimit të votës preferenciale.
Kërkesa për rinumërim nuk lidhet me interesat e një subjekti apo të një kandidati të caktuar, por me standardin minimal të besueshmërisë së procesit zgjedhor. Kur refuzon ta thuash këtë publikisht, nuk po e mbron votën qytetare – por po e ulë besimin e qytetarëve dhe po e relativizon manipulimin.



