Kryeziu : Si e degraduam demokracinë? Pse ndodhi kjo? A dështuam kolektivisht për ta mbrojtur demokracinë?

Kryeziu : Si e degraduam demokracinë? Pse ndodhi kjo? A dështuam kolektivisht për ta mbrojtur demokracinë?

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet kryeziu, ka reaguar pas dështimit të seancës së 54 e cila ishte mbajtur në orët e vona të së shtunës.

Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se vendi ka mbetur pa Kuvend dhe institucione.

“Si e degraduam demokracinë? Pse ndodhi kjo? A dështuam kolektivisht për ta mbrojtur demokracinë? Dhe pse askush nuk arritëm ta ndalim? Në dhjetor 2024 u mbajt seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës. Që atëherë, vendi ka mbetur pa Kuvend dhe me një qeveri në detyrë. Më shumë se 9 muaj pa përfaqësim, pa ligje të reja, pa mbikëqyrje parlamentare, pa kontroll mbi qeverinë. Edhe një qeveri në detyrë që udhëheq përtej mandatit ligjor dhe kushtetues”, ka shkruar ai.

Sipas tij, kryesuesi i Kuvendit, i udhëhequr nga vullneti i partisë më të madhe, refuzoi të lejojë funksionimin normal të seancave pas dështimeve për të zgjedhur kryetaren. Duke shkelur rregulloren, ai u mohoi deputetëve të drejtën për të ushtruar mandatin e tyre.

“Presidentja ndërmori disa hapa institucionale, përfshë përpjekjet për të ndërmjetësuar përmes takimeve me partitë politike, por këto nuk sollën ndonjë përparim konkret. Ndërkohë, me kërkesën për interpretim nga Gjykata Kushtetuese, ajo u vonua dhe as ky hap nuk prodhoi ndonjë rezultat ndryshe. Qeveria në detyrë e shfrytëzoi këtë bllokadë për të zgjatur pushtetin pa legjitimitet, përtej mandatit ligjor e kushtetues”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: