Kryeziu tregon si e ka bindur Mirlindin për ta zgjedhur Kosovën: I kam treguar se shteti ynë ka edhe gjëra të mira

Kryeziu tregon si e ka bindur Mirlindin për ta zgjedhur Kosovën: I kam treguar se shteti ynë ka edhe gjëra të mira

Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Malten, ndeshje kjo e cila zhvillohet të shtunën.

Mesfushori Hekuran Kryeziu është ndalur për të dhënë një intervistë në fund të stërvitjeve, duke potencuar se atmosfera është mjaft e mirë dhe se shkojnë në Maltë për tri pikë.

“Lehtë nuk ka me qenë loja, por na shkojmë për tri pikë. Duhet me kqyr qa bon edhe Azerbajxhani mirëpo synimi jonë janë vetëm tri pikët. Tash mundem të themi që jemi favorit në këtë grup”.

Image result for mirlind kryeziu kosovo

Përndryshe, Kryeziu ka zbuluar se prurjen e re në Kombëtare, Mirlind Kryeziun e ka familjar se dhe i ka folur mirë për Kosovën, duke pasur një ndikim indirekt tek ai.

“Mua më vjen mirë per çdo lojtar që vendos me luajt për Kosoven, ne edhe stafi i mirëpresim gjithë lojtarët e rinjë”.

”Secili lojtar është i mirëseardhur te Kosova. Mirlind Kryeziun e kam edhe familjar dhe i kam folur mirë për Kosovën. Gjithashtu edhe Shkëlqim Demhasajt. Normalisht që rritet konkurrenca ama konkurrenca na bon më të fortë”, theksoi Hekuran Kryeziu./Periskopi/

Shpërndaje në: