Kryhet gjithçka: Coutinho në Barcelonë (Foto)
Skuadra angleze e Liverpoolit ka pranuar ofertën e gjigantit spanjoll, Barcelona për brazilianin Philippe Coutinho.
Sipas tabloidit britanik, The Sun, skuadra angleze ka pranuar ofertën prej 138 milionë funtave, transmeton Periskopi.
Zyrtarizimi i transferit pritet të bëhet sonte në orën 20:00, me orën tonë lokale.
Liverpooli luftoi për ta mbajtur sulmuesin, por oferta rekorde ka bindur drejtuesit e klubit nga Anfield.
Coutinho iu ishte bashkuar Liverpoolit nga skuadra italiane e Inter. /Periskopi




