Kthehet në fushë Edon Zhegrova, luan vetëm shtatë minuta

Kthehet në fushë Edon Zhegrova, luan vetëm shtatë minuta

Pas një kohe të gjatë, Edon Zhegrova i është kthyer fushës me Baselin.

Zhegrova luajti shtatë minuta në përballjen ndaj Luganos, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, kur protagonist ishte një shqiptar. Armando Sadiku realizoi gol për mysafirët nga rreth 30 metra.

Në total, ylli kosovar deri tani ka luajtur rreth 40 minuta teksa shpeshherë është spekuluar për problemet e tij me përshtatjen në Zvicër, shkruan Periskopi.

Image result for edon zhegrova basel

Baseli nuk është aspak i kënaqur me atë çfarë ka treguar deri tani 20-vjeçari dhe flitej se mund ta përfundoi huazimin e tij përpara kohës, ani pse e ka opsionin e blerjes përfundimtare në fund të sezonit nga Genk.

Përveç formës jo të mirë me ekipin zvicerian, Edon Zhegrova është kritikuar për kohën e shumtë që e kalon në rrjete sociale.

Së fundmi ai ka vendosur ta mbyll rrjetin social Facebook, por jo edhe atë ku Edoni është më aktiv – Instagramin. /Periskopi/

Shpërndaje në: