Kthehet skulptori i Ronaldos, tani me bust për Balen (Foto)

Kthehet skulptori i Ronaldos, tani me bust për Balen (Foto)

Skultpori i famshëm portugez, i cili i bëri një bust Cristiano Ronaldos ka bërë edhe një bust tjetër, kësaj radhe për Gareth Bale.

Emmanuel Santos ishte kontraktuar nga Paddy Power për të krijuar nga një bust për mesfushorin e Uellsit dhe të Real Madridit, Gareth Bale.

Gareth Bale Statue/Bale Bust

“Jam bërë i famshëm pas punës që bëra për Ronaldon, njerëzit më kanë treguar se si i kam bërë të qeshin dhe tani që të kthehem me një vepër arti për një tjetër futbollist është një nder i vërtetë”, tha Santos, transmeton Periskopi.

Gareth Bale Statue/Bale Bust

Busti ka marrë 264 orë pune për t’u kompletuar. Gjykojeni vet: A është i njëjtë me origjinalin Bale apo më i mirë? /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: