Kthejeni ku ishte: Njerëzit duan që anija Ever Given të bllokojë sërish Kanalin e Suezit
Anija gjigante “Ever Given” u bë sensacion medial pasi bllokoi Kanalin e Suezit për një javë rresht. Por, njerëzit duke qenë kafshët më të çuditshme në planet, duan vetëm një gjë: që anija të kthehet në vendin ku kishte ngecur.
Heshtegu #PutItBack [Kthejeni mbrapsht] është bërë trend në rrjetin social Twitter që prej se anija nisi të lundronte sërish të hënën duke e lënë të lirë rrugën në Kanalin e Suezit.
Ever Given, një prej anijeve më të mëdha në botë, bëri që shumë njerëz të përjetonin botën si një herë e një kohë – si një fshat i vogël ku ndodhnin edhe gjëra banale. Prandaj, me të u lidhën edhe emocionalisht.
“Kishte diçka shumë ngushëlluese rreth ngecjes së anijes dhe do ta vlerësoja nëse do të kthehej aty ku ishte.” – shkroi Not A Wolf, përcjell Periskopi.
“Kthejeni mbrapsht, dhe shtojeni edhe një anije tjetër aty,” – ka shkruar ndërkohë Joshua Seth. /Periskopi



