Ku mbeti ‘betimi’ i Haxhimusës, ja si i tradhtoi ‘Skifterat’ pas kalimit te Drita (Foto)

Ku mbeti ‘betimi’ i Haxhimusës, ja si i tradhtoi ‘Skifterat’ pas kalimit te Drita (Foto)

Betim Haxhimusa kaloi nga Gjilani te Drita dhe është njëri nga transferimet që ka bërë më së shumti bujë në këtë afat kalimtar të futbollit kosovar

Drita bëri një lëvizje të madhe duke e sjellur në skuadër një lojtar cilësor si Betim Haxhimusa, i cili shkëlqeu me Gjilanin në sezonet e fundit, shkruan Periskopi.

Kalimi i tij nga Gjilani te Drita nuk u prit mirë nga ‘Skifterat’ të cilët po ndihen të tradhtuar me veprimin e futbollistit ferizajas.

Në një bisedë e cila është dërguar në redaksinë e Gazetës Monitor zbulohet një bisedë e futbollistit ku thotë “Por, apet Gjilanin nuk e japi para Dritës”.

Haxhimusa u betua për besnikëri ndaj Gjilanit, por nuk e mbajti fjalën dhe kaloi te rivali i përbetuar Drita, ku edhe në prezantim vetëm sa nuk e puthi logon e kampiones së Vala Superligës.

Tani derbi i qytetit do të jetë edhe më i tensionuar dhe pritet të ketë shumë ‘surpriza’ pas këtij transferimi pasi ‘Skifterat’ do të përgatisin diçka speciale për Betim Haxhimusën. /Periskopi/

Shpërndaje në: