Kuajt e shtrirë rrëshqasnin nëpër kodër, ekspertët e befasuar me rastin (Video)
Grupi i kuajve që ndodheshin në Cape Toi të Japonisë, janë parë teksa rrëshqisnin të shtrirë nëpër një kodër të mbuluar me barë.
Nuk dihet se pse vepronin në këtë mënyrë kafshët e egra, që nuk është parë me herët dhe ka befasuar edhe ekspertët.
“Po kruheshin dhe largonin mizat” si dhe “thjeshtë kanë dëshirë të rrëshqasin”, janë disa nga komentet e shikuesve.
Të njohur si Misaki-uma, këta janë pasardhës të kuajve të luftës, që janë bërë të egër para 300 vitesh, ndërsa tani konsiderohen si monument natyror. /Telegrafi



