Kualifikohen edhe pesë skuadra në fazën e eliminimit direkt në ‘Champions’
Ndërsa, sonte kanë siguruar kualifikimin tutje edhe pesë skuadra drejt fazës së 1/16-tës së finales.
Real Madridi dhe Dortmundi siç pritej kaluan grupin e tyre, Monaco mposhti Tottenhamin dhe siguroi kualifikimin, Leicesteri veçse kishte siguruar kualifikimin një xhiro më parë, teksa edhe Juventusi e arriti këtë sonte.
Vlen të theksohet se Leicester City sot pësoi golin e parë në Ligën e Kampionëve pasi në 4 ndeshjet e para nuk kishte pësuar asnjë gol.



